Protesta në Turqi për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars.

Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.

Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.

Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist.

Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Partia e kryetarit të Stambollit, Partia Popullore Republikane (CHP) – subjekti kryesor opozitar – e ka dënuar arrestimin e tij, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë në mënyrë të ligjshme.

Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./kb

Të fundit

Prodhuesit e birrës parashikojnë shkurtim të vendeve të punës

Humbja e konkurrueshmërisë, e ndikuar nga shtimi i kostove, po detyron disa prodhues shqiptarë që gradualisht të shndërrohen në...

“U desh një javë të vinte trupi”/ Fevziu: Varrosa time më, të nesërmen dola në ekran

Gazetari e moderatori Blendi Fevziu ka folur për ushtrimin e këtij profesioni dhe padyshim sfidat e mëdha që duhet të kalosh, për t’i rezistuar...

FOTO/ Sjellja e ftohtë e Eglit, motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj saj

Duket se motra e Gjestit, Blerina, nuk po e përkrahë më Eglin. Duke hulumtuar në profilin e saj pamë që Egli po e ndjek motrën...

“Vdeksha, që nuk të rrihet pa mua”/ Rama – Bashës: Të nxora nga vrima

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, prej disa ditësh, vijojnë replikat në distancë mes tyre, me nota satirike dhe ironi. Së fundmi,...

Si Berisha po mbyll dhe listën e hapur në Tiranë

Nga Mero Baze Por ndërkohë, Berisha ia ka bërë gjëmën PD-së, pasi duke nxjerrë Ilir Metën në listë të hapur, ka vrarë garën dhe ka...

Lajme të tjera

Web TV