Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet në një mbrëmje romantike me partneren e tij të re.
Megjithatë, në mënyrë të qëllimshme, Blero ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e saj, duke e mbajtur fytyrën e partneres jashtë kornizës së fotografisë.
Por sipas “Prive” nga Liberta Spahiu, ka të reja mbi vajzën misterioze. Ajo quhet Agneta, është me origjinë nga Peja dhe prej hsumë kohësh ka jetuar në Oslo të Norvegjisë.
Burimet bëjnë me dije se ajo po qëndron prej disa kohësh në banesën në Prishtinë të Bleros. Duket se deri më tani lidhja e re po ecën shumë mirë dhe ai e ka lënë pas historinë me “bebin”.