Piloti i McLaren, Oscar Piastri triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Kinës dhe u rendit i pari në Shanghai.
Ndërsa pilotët Leclerc dhe Hamilton të Ferrarit e mbyllën në vendin e 5 dhe 6.
Pas përfundimit të garës, FIA kreu disa kontrolle dhe gjeti disa parregullsi në makinat e tyre.
Makinat e Pierre Gasly dhe Leclerc u zbuluan se ishin nën peshë, ndërsa makina e Hamilton u konsiderua se kishte konsum të tepërt të rrëshqitjes. Për këtë arsye ata janë skualifikuar./ D.C