“Nuk kam humbur kohë”, Berisha tregon se çfarë ka bërë gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Napoli ku u takua aty me shqiptarët si pjesë e turit të tij me diasporën, Sali Berisha u shpreh se gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie, ai realizoi projektin e Shqipërinë Madhështore.

“Miqtë e mi, projekti i PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështore është projekti më madhështor, projekti më i bukur, projekti më fantastik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Cilido që ka patur fatin të shohë një pikturë të pavdekshmit Ibrahim Kodra, ai e quan atë Shqipëria fantastike.

Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria fantastike e shqiptarëve.

Ky projekt u hartua gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie që mafia e Sorosit dhe Edi Rama i rezervuan Sali Berishës.

Ky projekt që në pamje të parë të thotë se është një fjalë e stërmadhe, se është diçka e largët, është aq e afërt, aq real, është në mendjen e secilit prej jush, është në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.

Miqtë e mi, ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë.

Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që numërojnë kafshatën në Shqipëri.

Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që nuk marrin dot ilaçet, që nuk mjekohen dot në spitale.

Mahatma Gandi ka një fjalë, madhështore do të thotë për një komb të kujdeset për ata që janë në nevojë.

Dhe këtu fillon madhështia e Shqipërisë.

Ne kemi vendosur të rishpërndajë tërësisht të ardhurat dhe buxhetin.

Kemi vendosur të përcaktojmë minimumin jetik, pagën minimale, pagën mesatare, pensionet që asnjë shqiptar të mos jetë më në rrethin e varfërisë ekstreme.

Dhe në këtë mënyrë ne e bëjmë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të ndershme, më të barabartë.

Lexo edhe :  “2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S'u keni qëndruar pranë njerëzve

Në këtë mënyrë edhe ju që dërgoni çdo muaj djersën tuaj në Shqipëri tek njerëzit tuaj që nuk kanë, do lehtësoheni sepse njerëzit do paguhen më mirë, do kenë gjërat bazë të jetës.

Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e dhimbjes nga uria dhe skamja.

Tre muajt e parë, dekret pas dekreti gjersa ta zhdukim atë.

Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është Shqipëria Made in Albania.

Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe Europë në 28 mijë kilometra katrorë më të pasur se vendi ynë.

Ajo ka rezerva botërore të mineraleve, ka rezerva të mëdha të naftës, ka një mbitokë ndër më pjelloret, është plot me ujëra, me brigje fantastike, me alpe dhe male si ato.

Ajo pret projektin për t’u ngjitur në madhështinë që i takon.

Por unë përsëri e theksoj se Shqipëria madhështore do jetë vetëm kur ju të jeni pjesë”, tha Berisha.

Berisha pas 333 ditësh në arrest shtëpie: Projektova një Shqipëri madhështore!/   S,M

Të fundit

Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?

Mirë ata që duan të fusin kokën në një strehë politike, dhe blejnë telajo e shkruajnë: “Këtu janë zyrat...

Lëreni fanellën e kënetës/ Rama: Vota për mua dhe PS është mbështetje për hyrjen në BE

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët duhet të lënë pas bindjet partiake, por të mendojnë se rruga drejt unionit...

Begaj në Austri takon Van der Bellen: Marrëdhëniet tona forcohen çdo ditë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der...

Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria kërkon tre vite burg për Marinela Berishën

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, dhunuan Klea Prengën në një restorant...

Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një ecje në zonën...

Lajme të tjera

Web TV