Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir dhe Rajmonda Hoxha u kthyen 10 vite më parë nga emigrimi dhe tashmë kanë ngritur dy sera, me sipërfaqe mbi 5 dynym, ku kultivojnë domate, speca dhe kunguj. Çifti i fermerëve nga Zharrëza e Patosit, për herë të parë këtë sezon kanë aplikuar teknikën e pjalmimit me bletë. Deri tani janë të kënaqur, teksa shohin bimët që rriten, por rezultati do të shihet në qershor gjatë vlejes së domateve.

“Sot kjo domate që kemi mbjelle na duket më mirë se po e bejmë me bletë, e cila kryen pllenimin dhe nuk përdorim më hormone. Bletën e kemi këtu në mes të domateve.

Kjo mënyrë e pllenimit  bën që bleta të na sjellë shume gjëra të mira.  E bën  domaten cilësore. Petelet nuk  i  le të verdhen, këtu po e çon në fund  kur të dalë domatja do jetë me bukur dhe më cilesore”, shprehet fermerja Rajmonda Hoxha.

Ndërsa Vladimiri tregon se varieti i domates ‘vitara’ është i kërkuar në tregun europian dhe shpreson që këtë vit gjithë prodhimin ta eksportojë.

“Sot kjo serë është mbjellë me domate vitara , e cila tërhiqet shume ne treg. E kemi mbjellë në 14 janar  dhe vazhdon ne rritje siper  dhe prodhimin e saj e marim nga 30 qershori”.

“Kemi mare dhe dy punëtorë se vetëm nuk përballohet! Kam 2 dynym me domate dhe 3 dynym me speca dhe e kam marrë me qira tokën. Speci i kuq është në lulëzim. Të bësh speca të kuq ka shumë mundime  pasi dhe çmimi është shumë i ulët.  Shteti na ka ndihmuar me naftë por duhet te na ndihmojë dhe për gjetjen e tregut, tha fermeri Vladimir Hoxha.

Patosi është zonë e njohur për prodhimin e perimeve në sera, ku numërohen 260 fermerë me NIPT që kultivojnë domate, speca e kultura të tjera bujqësore./e.t

Lexo edhe :  "Kosova mori 353 vota pro!" Monada Mehmetaj jep lajmin e mirë nga Parlamenti Europian

Të fundit

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin,...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Libri “Kur sunduesit grinden”, dëshmi e madhështisë së Ismail Kadaresë

Shpendi Topollaj Pasi e lexova me një kënaqësi të madhe deri në mahnitje librin e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, e kuptova se sa e...

Lajme të tjera

Web TV