Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%.

Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit.

Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse. Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht në Tiranë.

Rezultatet censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit. Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%.

Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 ku popullsia me ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit, 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%./e.t

Të fundit

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Lajme të tjera

Web TV