Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje u firmos në shkurt të viti të kaluar dhe pritet të zbatohet në pak javë.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe lejen e lindjes, si dhe sigurimin e papunësisë.

Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh; 13.6 milionë euro për vitin 2026; 13.1 milionë euro për vitin 2027; 15.1 milionë euro për vitin 2028; 17 milionë euro për vitin 2029; 19.3 milionë euro për vitin 2030; 21.3 milionë euro për vitin 2031; 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032.

Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë./    S,M

Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet

Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet

Publikohet në Fletoren Zyrtare Italiane marrëveshja për pensionet

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV