Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me ChatGPT.
Marly Garnreiter, e cila po vuante nga djersitjet gjatë natës dhe kruajtjet e lëkurës, teksa më vonë nisi të humbiste peshë, vendosi të pyesë aplikacionin për simptomat që po ndjente, kur mori dhe përgjigjen e papritur: Vuan nga kanceri i gjakut.
Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Garnreiter vendosi ta injorojë si mesazh, por që në fund rezultoi të ishte pikërisht kjo diagnoza e saktë.

Për të vërtetuar dyshimet e saj, pas kësaj bisede virtuale, 27-vjeçarja iu drejtua mjekut të saj të përgjithshëm, duke i treguar të njëjtat simptoma që ndjente. Falë një skanimi, ajo zbuloi se kishte një masë në mushkërinë e saj, të quajtur limfoma e Hodgkin, një lloj kanceri në gjak.
Ajo tregoi më pas të gjithë prapaskenën, duke përfshirë këtu dhe atë bisedë që rezultoi “diagnozë e qëlluar” e ChatGPT.
“Pas humbjes së babait, nuk ndihesha mirë. Mendova se duhet të kishte diçka këtu. Në muajin Maj u dërgova miqve të mi një bisedë ku kisha pyetur ChatGPT dhe mu përgjigj që kisha kancer në gjak. E injorova pasi isha skeptike dhe u këshillova që të konsultohem me mjek të vërtetë”, u shpreh Garnreiter.
27-vjeçarja mendon se një periudhë e tillë bëri që të reflektojë shumë mbi rëndësinë e të kuptuarit trupin e saj duke mos anashkaluar asnjë simptomë që sinjalizon diçka të rëndësishme.

“Duhet ta dëgjojmë trupin tonë. Ndonjëherë e humbasim lidhjen me brendësinë tonë dhe nuk kuptojmë realisht çfarë kemi”, përfundoi historinë e saj Garneiter, e cila po vazhdon me trajtimin mjekësor./ S,M