Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i kompanisë “Air France” u detyrua të kthehej në Paris dy orë pas nisjes, pasi një pasagjer humbi telefonin gjatë fluturimit. Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.

Sipas AirPlusNeës, ky nuk është rasti i parë. Muajin e kaluar, një avion tjetër i Air France u detyrua të kthehej, pasi telefoni i një pasagjeri ra në një ajrim të kuzhinës së avionit, duke krijuar rrezik për zjarr për shkak të baterisë me litium.

Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga

Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në kompani të tjera ajrore. Një bateri e jashtme shpërtheu në mes të fluturimit të një avioni AirAsia nga Bangkoku drejt Nakhon Si Thammarat në Tajlandë, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

Zjarri shpërtheu duke shkaktuar kaos në bord. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe avioni u ul në destinacionin e tij në kohë./e.t

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV