Trajneri Sylvinho ka dërguar në tribunë tre futbollistë para ndeshjes me Andorrën, të tre të njëjtë si në përballjen e humbur tre ditë më parë kundër Anglisë.
Simon Simoni, Andi Hadroj dhe Etnik Brruti do e ndjekin ndeshjen nga tribunat e stadiumit. Në bazë të rregullores së UEFA-s, Sylvinho do duhet të ketë të gatshëm vetëm 23 futbollistë për ndeshje, me tre emrat më sipër që janë të sakrifikuarit./k.k