TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Skerdjan Dhuli komentoi shfaqjen re të Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët vijojnë “diss-et” me njëri tjetrin në mediat sociale, përfshirë dhe Tik Tok.
Ai theksoi se jemi sot në një politikë tik tok-u dhe sipas tij erdhi dita, që Rama të shfaqë simpati më të madhe për Lulzim Bashën se kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, i cili ndodhet prej më shumë se një muaj në paraburgim.
“Me këtë numër 5, PD mund të krijojë goxha PR politik funny. Doktori është një neri që komunikimin politik e njeh shumë mirë, doktori di të jetë funny. Mendoj se jemi në kohën e një politike tik toku, pavarësisht se Rama tenton ta mbyllë, sepse ende nuk është mbyllur. Ka ardhur dita që Rama do më shumë Bashën se Veliajn. Pra, Edi Rama do më shumë Lulin sesa Lalin”, tha ai./k.k