“Kthejmë urimet në votë plebishitare në Tiranë”/ Blushi uron Ilir Metën për ditëlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë dhe demokracisë.

Ai thekson se Meta ndodhet i izoluar politikisht nga armiqtë e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e përshkruar si lider patriot dhe vizionar.

Postimi i Tedi Blushit

Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj Gëzuar Ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.

Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!

Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!/     S,M

Të fundit

Mjekët ngrenë alarmin! Rishfaqet tuberkulozi, mbi 200 raste në vend!

Ka një perceptim se tuberkulozi është zhdukur, por në fakt çdo vit ka pacientë që trajtohen në spitalin “Shefqet...

Pse na vlerëson ‘Standard&Poor’s’?

Nga Fatos Çoçoli Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 Mars 2025 (https://disclosure.spglobal.com/ratings/en/regulatory/article/-/view/type/HTML/id/3341632 ), agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit të aftësisë...

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT në Policinë e Shteti

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça Prokuroria e Tiranës e akuzon Ervin Muçën për ‘Hyrje të...

Luçiano Boçi rrëfen skemën: Si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi thotë me bindje se në zgjedhjet e 11 majit do të marrin kryeqendrën...

Rama batuta me të riun: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa i ngrohtë?

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me shtabin...

Lajme të tjera

Web TV