Era e fortë ka sjellë probleme në zonën bregdetare të Vlorës. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se në disa fshatra të bashkisë Himarë ka probleme me energjinë elektrike.
Prej së dielës fshatra si Borshi, Piqeras, Qeparoja dhe Lukova janë pa drita. Energjia është stakuar si rrjedhojë e motit të përkeqësuar. Banorët prej mëngjesit të së dielës vijojnë të jenë pa drita.
Problematika me enrgjinë elektrike raportohen edhe në disa fshatra të bashkisë Selenicë si Velcë, Ramicë, Bashaj, Romës, Resulaj, Matogjin, Kallarat, Tërbaç dhe Kuç, raporton A2 CNN.
Në këto fshatra të Selenicës dritat stakohen për disa orë, vijnë sërish për disa minuta dhe me forcimin e erës ndërpriten për disa orë.
Ndërkohë në brendësi të bllokut të banimit “Rilindja” në Vlorë është rrëzuar një pemë pranë segmentit rrugor. Punonjësit lokalë po punojnë për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor. Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qënë të lidhura, shkruan A2 CNN.
Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të OSSHE për ti larguar nga segmenti rrugor/ S,M