“O Rame, tu fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO”- Basha nuk i ndahet kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar sërish ‘sfidën’ përmes videove me kryeministrin Edi Rama.

Basha teksa i drejtohet kryeministrit me akuzat që ky i fundit ka hedhur ndaj tij, thotë se PD e asaj kohe ‘duke fjetur gjumë’ futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për në vendet e Bashkimit Europian.

Po ashtu, Basha i thotë Ramës se të gjithë ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë së tij janë në burg për korrupsion.

Në përfundim Basha zbulon një bisedë që ai pretendon se ka zhvilluar me një kryeministër të BE-së, i cili sipas tij i ka thënë se në fillim në BE qeshnin me batutat e Ramës, ndërsa sot qeshin me vetë Ramën.

“O Rame, tu fjet gjumë futëm Shqipërnë në NATO, hoqëm vizat për në BE. Kurse ti zgjut ça arrite? Lali Eri te vendi, Ilir Beqja te veni, Saje Qori te veni, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka te vendi. Për të mos llogaritur pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame. Se për ty kush nuk vjedh, fle gjumë Rame.

Si the, ‘me kë do flasim për në BE’, eh mër Rame, e di si më tha ai shoku jot kryeministër, kur ulet në të vetmen tavolinë që ulet Shqipëria euroatlantike në NATO, që e gjete gati. Më tha në fillim qeshnim me shakatë e Ramës, tani qeshim me Ramën. Eh mër Rame, e mori vesh gjithë bota. 7×7 bëjnë 313”, tha Basha./k.k

Të fundit

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Lajme të tjera

Web TV