Osmani falënderon aleatët: 24 marsi, dita kur bota demokratike nuk heshti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja Vjosa Osmani në 26-vjetorin e nisjes së fushatës së bombardimeve të NATO-s, ka falënderuar aleatët që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se 24 marsi është “dita kur bota demokratike nuk ka heshtur”.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës. Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani.

Janë mbushur 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi./      S,M

Të fundit

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Gjermani, 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetë. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një...

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi, xhaxhai, babi, ishin komunista, mami...

Lajme të tjera

Web TV