Prag Shqipëri-Andorrë, formacioni mbetet mister, priten ndryshime në sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëri ofensive kundër Andorrës. Me objektivin që të sulmojmë prej sekondave të para të lojës dhe të zhbllokojë ndeshjen. Objektivi i Kombëtares për ndeshjen e sotme kualifikuese është i qartë.

Për të qenë efikas, trajneri Sylvinho pritet të ndryshojë disa gjëra krahasuar me ekipin që u thye 2-0 nga Anglia. Skema do të jetë ajo e njëjta, por do të ndryshojnë vetëm emrat. Krahasuar me Wembley-n, në mbrojtje pritet të rikthehet Ismajli, i cili edhe pse jo në 100% do të jetë në dispozicion të trajnerit. Alternativë aty mbetet Ajeti, titullar në debutimin në Botërorin 2026, por edhe Kumbulla.

Ndryshimet e rëndësishme mendohet se mund të nisin nga mesfusha, ku Medon Berisha mund të marrë vendin e Ramadanit. Duke qenë se kërkohet lojë sulmuese, lëvizjet e mëdha priten në repartin e avancuar. Nedim Bajrami mund të kthehet në rolin natyral të organizatorit, aty ku ka alternativë Muçin.

Nga krahët Broja nga e djathta dhe Asani që mund të spostohet nga e majta, mund të ndryshojnë shpesh herë pozicionet. Arbër Hoxha mbetet një zgjidhje tjetër potenciale. Në sulm do të aktivizohet Rey Manaj.

I projektuar si titullar edhe ndaj Anglisë, me ndryshimin që u bë vetëm pak përpara ndeshjes, bomberi pritet ti japë peshë fizike dhe rrezikshmëri sulmeve të Kombëtares.

Gjithçka mbetet hipotetike, sepse Sylvinho përveçse e ka ruajtur me fanatizëm informacionin rreth titullarëve, na ka mësuar që në ndeshjet e dyta bën lëvizje të papritura./e.t

Të fundit

Ja super përfitimet që merr organizmi nga qiqrat

Qiqrat janë një nga bishtajoret më të njohura dhe të shijshme që jo vetëm që sjellin përfitime të shumta...

Protesta për midhjen, fermerët e Sarandës mblidhen para ministrisë së Bujqësis

Midhja e autoktone e Butrintit rrezikon të zhduket përgjithmonë. “Kjo është gjendja e midhjes dhe rrezikon të zhduket ka mbet vetëm guacka”. Me pankarta në duar...

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 u zgjerua më tej. Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve...

Kush ka motra botën ka! Ja çfarë thotë studimi: Jeni njerëz më të mirë nëse…

Nëse ju keni motër/ra, jeni një person më i mirë sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology. Sipas këtij studimi, të kesh...

Guardiola i mohon bonusin lojtarëve të Cityt: “Nuk meritojmë asgjë këtë sezon”

City luan ndaj Bornemouth të dielën duke shpresuar që të gjejë gjysmëfinalen e Kupës FA për të shtatin vit radhazi, por po përballet me...

Lajme të tjera

Web TV