Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e kanabisit mjekësor dhe të nënprodukteve të tij. Ky aktivitet, dikur i paligjshëm, do të monitorohet me masa të rrepta sigurie dhe do të rregullohet nga një agjenci e re qeveritare

“E para është monitorimi dhe kontrolli i kanabisit që do të kultivohet dhe i nënprodukteve/produkteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale, pra nuk flitet për të gjitha llojet e kanabisit, vetëm për ato që janë të licencuara dhe të lejuara në bazë të ligjit,” tha në një intervistë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, Linda Pustina.

“E dyta është asistimi i komisionit të licencave, për të gjitha praktikat në kuadër të licencimit të produkteve, pra licencat që do t’u jepen kompanive që do të operojnë në këtë sektor,” shtoi ai.

Sipas Pustinës agjencia parashikohet të jetë administratore e databazës për të gjitha kompanitë e licencuara, si dhe të bëjë të gjithë informimin në lidhje me procesin.

Industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria synon të bëhet një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon.

Por a mund të mbikëqyret siç duhet kjo industri? Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka dyshimet e tij.

“Unë mendoj që nuk është momenti i duhur dhe, për aq kohë sa Shqipëria ka trafikantët më të mëdhenj të Europës, të paktën me aq sa po zbulohet dita-ditës në hetimet e prokurorisë, do të jetë shumë e vështirë,” tha ai.

“Pra, risku i parë është që të gjitha grupet kriminale, atë trafik të kanabisit që zhvillojnë sot në territorin e Shqipërisë, nesër do ta kanalizojnë në rrugë, të themi, legale”, shtoi Koçi.

Lexo edhe :  Avokati bën deklaratën e fortë: Ja kush janë 3 politikanët VIP që do të arrestohen

Përtej kufirit, Maqedonia e Veriut e legalizoi kanabisin mjekësor në vitin 2016, kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri konservator Nikola Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE.

Megjithë interesin e shtuar nga kompani evropiane, procesi i shpërndarjes së licencave për kanabisin mjekësor është kritikuar për mungesë transparence.

Vasko Magleshov, gazetar hulumtues dhe autor i një investigimi mbi industrinë e kanabisit, shprehet se procesi i licencimit për kanabis mjekësor në vendin fqinjë është shoqëruar me kritika për mungesë të transparencës së plotë mbi licencat dhe kompanitë e përfshira.

“Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e udhëzimeve publike se çfarë e bën një kompani të përshtatshme për të marrë një licencë,” tha ai, ndërsa shtoi sa ka pasur raporte ose akuza se procesi i licencimit është influencuar nga interesa politike ose personale.

“Ka dhe një mungesë informacioni publik për kompanitë që aplikojnë për licenca,” tha Magleshov. “Kjo ngre dyshime për integritetin e procesit”, thekso ai.

Pavarësisht sfidave, industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 60 kompani, vendore dhe ndërkombëtare, të licencuara për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Qeveria shqiptare beson gjithashtu se kanabisi mjekësor mund të sjellë një bum ekonomik për vendin. Por suksesi i kësaj industrie varet nga zbatimi i ligjit, transparenca dhe nga fakti nëse përfitimet do të shkojnë për qytetarët apo vetëm për një pakicë të zgjedhur./ BIRN/    S,M

Të fundit

Pse na vlerëson ‘Standard&Poor’s’?

Nga Fatos Çoçoli Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 Mars 2025 (https://disclosure.spglobal.com/ratings/en/regulatory/article/-/view/type/HTML/id/3341632 ), agjencia prestigjioze...

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT në Policinë e Shteti

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça Prokuroria e Tiranës e akuzon Ervin Muçën për ‘Hyrje të...

Luçiano Boçi rrëfen skemën: Si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi thotë me bindje se në zgjedhjet e 11 majit do të marrin kryeqendrën...

Rama batuta me të riun: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa i ngrohtë?

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me shtabin...

Zgjedhjet/ Rama: Voto 5, bashkohu rrugës së fatit europian të shqiptarisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë sërish thirrje që qytetarët të votojnë numrin 5. Rama ka ritheksuar rëndësinë e procesit...

Lajme të tjera

Web TV