“Shkova te shtëpia e shoqes,ajo thirri edhe dy djem” – Abuzoi seksualisht me një të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 15-vjeçare ka denoncuar në polici se një djalë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën e saj, e cila është konfirmuar edhe nga ekspertiza e kryer nga mjeku.

Djali, autor i dyshuar i ngjarjes, Serxhi Arifi, 20 vjeç, u arrestua nga policia.

Sipas vajzës, ajo ka shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj, 17 vjeçe, e cila ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në hetim në gjendje të lirë, policia ka vënë vajzën 17 vjeçe për shfrytëzim prostitucioni.

Në të njëjtin procedim, vajza e komunitetit rom tregoi para policisë se në shtëpi babai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike, por që nuk ka lidhje me abuzimin e saj seksual. I ati po hetohet po ashtu në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç (babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /k.k

Të fundit

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur...

“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve...

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…” Në...

SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të...

Bes Kallaku në zi, humb njeriun e tij të afërt, ja dedikimi i tij prekës (Foto)

Kengetari i njohur dhe aktori i humorit i shume dashur nga ju Bes Kallaku ka ndare me ndjekesit e tij nje lajme te zi...

Lajme të tjera

Web TV