Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley.
Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.
Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.
Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.
Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.
Sfidn do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI LIVE:
SHQIPËRI 2-0 ANDORRA
Manaj 9′, 20′
KOMENTI LIVE:
20′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës.
9′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.
6′ Asllani provon me një goditje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
2′ Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
FORMACIONET ZYRTARE: