Tiktokeri 21-vjeçar i jep fund jetës! Mori ofendime pas ndërrimit të gjinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Tiktoker 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Milano pas fyerjeve që merrte në rrjetet sociale, pasi kishte ndërruar gjininë duke u kthyer në vajzë.

Në rrjetet sociale, gjatë këtyre viteve, ai kishte ndarë me ndjekësit e tij historinë e ndërrimit të gjinisë, nga Davide në Alexandra.  Ky është një problem i zakonshëm për shumë të rinj që flasin për orientimin e tyre seksual në internet, shkruan Corriere.

Sipas hetimeve të para, i riu kishte problematika familjare, vështirësi adoleshence dhe mosmarrëveshje me prindërit, që ishin përkeqësuar gjatë kohës që ai kishte filluar kalimin gjinor.

Po ashtu, ai kishte përjetuar edhe dhimbjen e humbjes së motrës së tij disa kohë më parë.

Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, TikTokeri Davide Garufi, 21 vjeç , vrau veten në shtëpinë e tij në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos, me një armë zjarri duke përdorur armën e babait të tij , i cili punon si roje sigurie.

Një akt ekstrem për të cilin Prokuroria e Monzës ka hapur dosjen për “ nxitje në vetëvrasje ”. Megjithatë, 21-vjeçari nuk ka lënë asnjë shënim apo nuk ka shpjeguar arsyet e veprimeve të tij. Mes zërave të grumbulluar për vështirësitë që po kalonte “Aleksandra”, do të ishte edhe dëshmia e një fqinji, të cilit i rrëfeu 21-vjeçari, i cili foli për një gjendje shqetësimi të lidhur edhe me ofendimet homofobike që merrte në profilet e tij sociale.

Megjithatë, komentet vulgare dhe sulmet personale janë vetëm një pjesë e vogël e mesazheve që Alex Garufi kishte marrë në rrjetet sociale nga ndjekësit e tij vitet e fundit.

Magjistratët kanë urdhëruar sekuestrimin e telefonit të tij (edhe pse ende nuk janë deleguar hetime specifike) për të verifikuar nëse përveç ndjekësve të shumtë me të cilët bisedonte në rrjetet sociale, 21-vjeçari kishte kontakte më intime me dikë. Por për momentin nga hetimet nuk është zbuluar ndonjë gjë që mund ta lidhte vetëvrasjen me situata të këtij lloji.

Lexo edhe :  Oferta e SHBA: 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

Dyshohet se 21 vjeçari ka qenë viktimë e episodeve të dhunshme të ngacmimit dhe transfobisë si në internet ashtu edhe në jetën e përditshme./tch/    S.M

Të fundit

Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Voni vetëm PS dhe Edi Ramën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve...

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qeveria do të falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vëna në harkun kohor janar 2015-nëntor 2024. Vendimi i marrë më pak...

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ra...

Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Ndër më të bukurit e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili është më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. Rama tha se aeroporti po...

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV