Videot ‘rep’ Rama-Basha?/ Ngjela: Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë deri në personale, në lidhje me sagën e vrasjeve në Tropojë.

Kallëzimi penal nga motrat Haklaj për vrasjen e vëllezërve të tyre, ndaj Berishës, nga 1997 dhe pas, ka rihapur një tjetër telash për ish-kryeministrin që është shpallur “non grata” nga SHBA-BE dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”.

Moderatori Arbër Hitaj pyeti Ngjelen se çfarë ka ndodhur në atë kohë dhe nëse ka pasur ndërhyrje të agjenturave serbe, meqë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe strukturave.

“Po të ishte agjentura serbe do ishte në favor të Saliut, do e ndihmonte. Në momentet kur fillon një akt kriminal me një fis, është krim vazhdues si fenomen, edhe ky që po shikoni me Haklajt. Koncepti i krimit vazhdues është i vështirë, shumë pak avokat e dinë, 10%, por profesionalizmi botëror e ka trajtuar bukur. Janë bërë 3 krime me të njëjtin intencion, tani quhen krim vazhdues. Ka mbetur ende pa drejtësi. Të shikojmë se si do eci, do të vërtetojnë dot këtë krim vazhdues, se është e vështirë”, tha Ngjela.

I pyetur se kishin ndodhur 150 vrasje në pak vite, pjesa më e madhe si rrjedhë e hakmarrjes, ish-deputeti e pohoi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një shoqëri e izoluar nga qytetërimi, e persekutuar që nga komunizmi. U doli një njeri i fuqishëm si Saliu dhe ai i përkrahu, kaloi në lokalizëm dhe morën fuqi politike. Meqë nuk e kishin të lartë psikikën e qetësisë, kaluan në krimin e hakmarrjes kolektive. Nëse shteti është i dobët, ky krim shkon deri në fund. Në perëndim shteti këto i ka ndaluar, me kulturë juridike dhe psikologjike. Të jemi të saktë në arsyetim, do shohim proceset gjyqësore. Por nuk ma merr mendja se Saliu mund të ketë rënë kaq në intelekt, në një krim në vazhdim, por se di të shohim”, tha avokati.

Lexo edhe :  Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Ai u pyet edhe në lidhje me ‘dashurinë’ e re me nota të muzikës rep mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me postime në video dhe komente ironike për njëri-tjetrin.

Ngjela e quajti “fshatareske” dhe “me intelekt të dobët”. Gjithashtu ai theksoi se Rama sillet kështu se nuk ka opozitë përballë, nuk është faji i kryeministrit, por i opozitës që ka Saliun në krye.

“Është fshatareske. Këto i bëjnë provincat me intelekt të dobët, që kërkojnë hakmarrje nëpërmjet fjalëve, fyerjeve, sharjeve, por kurrë një kryetar shteti. Si mund t’i thuash ti buf kënete kundërshtarit politik, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ndaj thashë për krim vazhdues. Por kuptohet se psikika nuk është e rregullt”, shprehet ai.

Dhe me një opozitë përballë, kryeministri sipas tij sigurisht që do e shfrytëzojë situatën, duke pasur kohë të bëjë edhe video-postime thumbuese me ‘bufa kënete’ apo “Lul tsunami’.

“Problemi është se s’ka opozitë. E ka ai në dorë, se s’ka opozitë. Nuk e bën Rama, ka Saliun përballë dhe e shfrytëzon. Saliu është non grata në Amerikë, nuk është në Afrikë. Edhe për veprimtari antiamerikane. Nëse janë të vërteta ato që më kanë thënë kompetentët në biseda është shumë e rëndë. Proces penal, të shohim, të shohim gjyqin, por është nën akuzë dhe s’është gjë e lehtë. Nuk kanë opozitë përballë. Këta janë nën akuzë ndaj ka dhe devijacione, me psikikë të njeriut të akuzuar, por kur kanë avokatë të fuqishëm që dinë t’i ndalojnë, nuk e bëjnë”, përfundon Ngjela./e.t

Të fundit

I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë 40-vjeçari

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi...

I tërhoqi flokët gazetares, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim!

Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici. “Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për...

Dash Shehi zbardh prapaskenat: Çfarë kërkoi Basha që të futej në koalicionin tonë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa forca...

Skandali i Koço Kokëdhimës në ndeshjen e femrave: Jepja në tavolinë bq m***

Ndeshja e futbollit të femrave mes Apolonisë dhe Gramshit (1-0) e zhvilluar të mërkurën në aneksin e stadiumit "Loni Papuçiu" në Fier degjeneroi në...

Çuçi në Himarë, prezanton kandidatët Gjiknuri dhe Sinaj

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me strukturat socialiste në Bashkinë e Himarës, bashkë me kandidatët...

Lajme të tjera

Web TV