Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj duket se i ka dhënë një mesazh Edi Ramës pas përplasjes së tyre për vizitën e tij në vilën e Trump, Mar a Lago.
Pas akuzave në media se ka paguar 1 milion dollarë për të shkuar në vilën e Donald Trump, Mar-a-Lago, Agron Shehaj thotë se është Edi Rama dhe se ky i fundit po bën një gabim të madh.
Sipas kryetarit të Partisë Mundësia, Edi Rama është duke luajtur me zjarrin. Kjo sepse, sipas Shehajt, Rama nuk po akuzon vetëm Shehajn, por edhe njerëzit pranë Trump të cilët nënkuptohet se kanë marrë para të fshehta për të realizuar një vizitë të Shehajt në Mar a Lago.
“Kjo është një akuzë shumë e rëndë jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj atyre që sipas atij, paskan fshehur një aktivitet lobimi.” “Është akuza e fshehjes së atij lobimi që është një akuzë shumë e rëndë.” – tha Shehaj.
Përplasja mes Ramës dhe Shehajt nisi pasi Shehaj publikoi një video në Mar a Lago. Të nesërmen Rama tha se vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.
“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Toëer në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Toëer, mbështetje e plotë e reformës” – tha Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj e mori momentin kur Rama hedh akuzën për të dhe i bashkangjit një përgjigje.
Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës “Trump”. Reagimi i sotëm erdhi pasi një grup mediash shpërndanë lajmin se Shehaj kishte paguar 1 milionë dollarë./e.t