‘Ai përçau fiset, Haklajt i vrau shërbimi serb nga Berisha’/ Kallëzimi për Dosjen Tropoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënoncimi i fundit i motrave Haklaj në SPAK për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë tema e diskutimit në Report Tv në ‘Studio Live’. Analisti Arben Meçe dhe avokati Edmond Petraj kanë dhënë të dhëna lidhur me çështjen. Sipas Meçes sherret në Tropojë i ka nisur Sali Berisha. Meçe ka dhënë detajin nga ngjarja e njohur e eleminit të Haklajve me mjetin e minave me telekomandë. Sipas Meçes në atë kohë shërbimet sekrete shqiptare nuk i kishin këto lloj minash, ato diheshin sipas tij që kanë qenë të disponuara nga shërbimet serbe.

Meçe: Gjatë luftës së Kosovës, lufta e shërbimeve bëhej në terrirtorin kufitar të Shqipërisë. Shërbimi i NATO-s, Shërbimi jonë Sekret dhe shërbimi serb. Haklajt kanë qenë shenjestra e drejtpërdrejt e shërbimit serb. Nëqoftëse do të shihni denoncimin e Beqirit, ishte për gardën e republikës, se shumica e tyre ishin tropojan. Më përpara nuk ka patur luftë fisesh dhe politika hapi konfliktin e fiseve. Politika në Tropojë ishte Berisha, Berisha e solli në Tropojë dhunën dhe përçarjen. Influenca e tij erdhi kur ai njerëzit e vet i futi si militar në struktura. Janë dy persona që kanë drejtuar grushtin e shtetit në ‘97 dhe janë persona të rëndësishëm në ‘98. Mos harroni Haklajt e u goditën me minat e telekomanduara dhe ato nuk i njihnim ne. Minat e telekomanduar i kishte vetëm Serbia. 

Më tej Meçe ka folur dhe për ngjarjen e ç’armatosjes së batalionit të njohur ‘Farku’. ‘Farku’ sipas Meçes ka pasur qëllim hapjen e luftës civile pas çlirimit të Kosovës, por ishin Haklajt sipas analistit që bën të mundur ndalimin e këtij konflikti.

Meçe: Kërnaja ka qenë bazë e NATO-s dhe aty bëheshin gjithë shërbimet dhe planet. Jemi në një periudhë si rrjedhim i luftës që vendet perëndimore i bën Beogradit, u pa e dukshme që ajo luftë do të shkonte drejt faktorit shqiptar. Në Gjermani u themeluan trupat kryesore për UÇK-në dhe pastaj u kthyen në formacione. Nëqoftëse në Kosovë kemi UÇK-në, në Shqipëri vepronte paralelisht dhe Farku dhe nuk i dihej linja. Këtyre iu dha urdhër ashtu siç ishin të hynë në Kosovë dhe kjo do çonte në luftë civile. Këtu hynë merita e Haklajve sepse Farku u çarmatos nga fisi i tyre. Falë asaj ndërhyrjeje Kosova shkoi në dorën e çlirimtarëve. 

Avokati Edmond Petraj ka folur për rëndësinë e kësaj dosjes. Sipas tij janë të gjithë elementët që SPAK ta konsiderojë çështjen me rëndësi të veçantë. Petraj tha se SPAK me këtë çështje sipas tij ka një sfidë prove.

Lexo edhe :  Bashkia “rikthehet” te Ristani/ Reagon Veliaj: Gabimi im, me Ramën raport perfekt

Petraj: Kemi pjesë tjetër të provave që i vlerëson organi akuzës. SPAK i ka elementët që të nis hetimin. Parashkrim nuk ka, është neni 66. Kemi pjesën e cilësimit të veprës penale që ka bërë familja Haklaj, vrasje në rrethana cilësuese. Nëse provat dhe dëshmitë janë bindëse, i bie të shikojmë një sfidë të re për SPAK, është si 21 Janari dhe Gërdeci. E kemi folur për 21 Janarin dhe Gërdecin, që është një minë në dorën e SPAK. Sepse mendohet të kemi të bëjmë vrasje politike. Artan Hoxha ka bërë një material dhe në bashkëpunim me Poli Hoxhë, që kanë hyrë në kullën e Haklajve në atë kohë dhe ai është një material që duhet marrë në konsideratë.  

Vrasjet në Tropojë dhe ai që është zanafilla dhe ka larguar 200 të rinj në lule të rinisë është një dhe i vetëm Sali Ramë Berisha. Ndjekja që i bëhet çështjeve nga SPAK do nxjerrë një produkt dhe ata i kanë provat, duke thënë se dhe këta persona i kanë. Vrasjet kanë vajtur zinxhir. /e.t

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV