Euro do vijojë pikiatën, ekspertët analizojnë se në cilin muaj do të nisë rënia e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë. Duke lënë të kuptohet se që nga muaji Maj, deri në fund të sezonit veror mund të kemi dobësim të monedhës euro.

“Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nënçmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.

Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.

“Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.

Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

ECURIA E EUROS

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Mars 2024 102.93 lekë

Mars 2025 98.96 lekë

TREGU VALUTOR

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Dollari 91.36 lekë

Paundi britanik 118.15 lekë

Franga zviceriane 103.61 lekë/     SM

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV