Studentja Laura Kërtalli rrëfen se si mori vendimin të vendosë shaminë. Ajo u shpreh është kundërshtuar nga anëtarët e fisit për vendosjen e shamisë, në një ndryshim të tillë që ka pasur jetë.
“Unë kam lindur në një familje besimtare myslimane, por jo praktikante, kemi qenë muslimanë me emrin si shumica e shqiptarëve.
Zonja e tha se ka shumë problematika vendosja e shamisë në atë kohë. Situata ime ishte pak më ndryshe, unë nuk e kisha babin, kishin për të folur dhe mendim edhe pjesëtarë të tjerë të fisit se nuk mbëhstetjen e të dyja palëve. Vendosja e shamisë ka qenë moment frymëzues. Nuk e mendova se çfarë do të bëhet më pas, kisha bindjen dhe e mora si vendim.
U ndjeva më e plotësuar me vendosjen e shamisë, jam ndjerë edhe më e bukur me kalimin e kohës. Ndjeva se diçka më mungon dhe shamia ma plotësoi. Shamia ishte një identitet që unë e përqafova pasurinë. Në aspektin akademik kam qenë pa asnjë lloj stresi dhe kjo ma ka dhënë besimi, qetësinë”, tregoi Laura/ S,M