Gara në qarkun e Tiranës, analisti Neza: Mekanizmi i PS neutralizon opozitën në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), kanë përpiluar tashmë listat me drejtuesit politikë në qarqe. Kjo pritet të sjellë një përballje të fortë, jo vetëm mes dy forcave kryesore, por edhe mes figurave individuale që do të garojnë nën siglën e tyre.

Analisti Sami Neza, i ftuar në një studio televizive, theksoi se mekanizmi i përdorur nga Partia Socialiste ka neutralizuar opozitën në terren, duke e bërë më të vështirë një garë të barabartë.

Ai solli si shembull Tiranën, ku në zgjedhjet e vitit 2013, u ‘rrëzua’ miti i diferencës mes dy partive të mëdha, duke u kaluar balanca politike mes tyre.

“Tirana ka qenë historikisht neutrale në zgjedhjet parlamentare, me një diferencë të vogël mes PS dhe PD. Herë fitonte njëra, herë tjetra, por asnjëherë nuk ka pasur diferenca të thella si në qarqet e tjera.

Pas vitit 2013, balanca politike në kryeqytet ka ndryshuar ndjeshëm në favor të qeverisë, ndonëse kjo nuk reflekton realitetin në terren.

Në zgjedhjet e fundit, diferenca prej 6 deputetësh në favor të PS nuk është reale. Në terren, balanca është ndryshe. Megjithatë, mekanizmi i qeverisë ka funksionuar në mënyrë më të dukshme në Durrës se sa në Tiranë.

Për sa kohë ky mekanizëm nuk frenohet, opozita do të ketë vështirësi, pavarësisht strategjive apo performancës së saj gjatë fushatës.

Çfarëdo lloj përgatitjesh të bëjë opozita, çfarëdo programi të ofrojë, mekanizmi i qeverisë ka treguar se e neutralizon atë në të gjitha aspektet.”

Analisti Neza vuri në dukje se të gjitha partitë opozitare, përfshirë ato më të voglat, janë të bashkuara në qëndrimin e tyre kundër qeverisë.

Lexo edhe :  Tarifa të ndryshme për siguracionin e makinës, eksperti tregon si dhe pse ndryshon

Sipas tij, kjo u jep atyre një mundësi të madhe për të fituar zgjedhjet dhe për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Nuk ka asnjë aset politik, ekonomik apo etik që mund ta mbajë këtë qeveri në pushtet. Nuk është çështje e forcës apo dobësisë së opozitës, por e faktit që qeveria i ka mbushur ditët e veta. Ajo ka lodhur qytetarët dhe ka larguar nga vendi rreth 1 milion shqiptarë. Është koha që të largohet vetë, përpara se të detyrojë edhe më shumë njerëz të ikin.

Vota e emigrantëve mund të ndikojë ndjeshëm në qarqe të mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri, ndërsa në qarqet më të vogla efekti i saj do të jetë më i kufizuar.”/   S,M

Të fundit

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili...

Gjermani, 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetë. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një...

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi, xhaxhai, babi, ishin komunista, mami...

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184 dhe 339 përmbajnë emra të...

Lajme të tjera

Web TV