I vunë eksploziv lokalit në Tiranë, pronari: Nuk kam konflikte!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë.

Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit, që ishte në pronësi të 44-vjeçarit Sotiraq Halili, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Pronari i lokalit, 44-vjeçari Sotiraq Halili ka pohuar në polici se “nuk kam dijeni mbi personat që kanë vendosur lëndën plasëse. Nuk kam konflikte”. Ai ka mohuar të ketë konflikte por pista kryesore që policia po heton është ndonjë konflikt i mundshëm i tij.

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”“, njofton policia./    S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV