Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Lezhës ku po bëhet prezantimi i kanddiatëve për deputet për këtë qark.
Fjalën e tij, Rama, e nisi me një batutë për fjalimin e ministrit Manja, që tha se Edi Rama do jetë në detyrë edhe në fitoren e mandatit të pestë.
Kryeministri u ndal edhe tek antëtarësimi i vendit në BE, ku tha se brenda mandatit të 4 ky synim do të realizohet.
‘Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë, po për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Jemi në këtë sallë që është më në fund si i ka hije ambicies së Pjerinit për Lezhën. Kemi pasur takime këtu dhe kemi mbjell fitore të bukura dhe më ka munduar fakti që salla ishte në një pikë të hallit dhe sot jam mirë që s’është vetëm pamja e rinis së Lezhës, po edhe ky mjedis që është në lartësinë së ambicies së Pjerinit për Lezhën.
Por unë do ndal tek kryetema që është Shqipëria në BE. Në këtë nxemje të fushatës kemi zgjedhur këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të vendit në BE do të jeni ju. Dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu, bashkë më të tjerët duhet që të angazhoheni që në 11 maj votuesit e parë të mbështesin negociata për anëtarësim për në BE dhe mbylljen e negociatave në fund të 2027 dhe ta anëtaërsojnë në fund të kësaj dekade. Eshtë e rëndësishme të jemi të informuar mirë kur flasim për be dhe pse duhet që të hyj në BE. Te jemi të informuar mirë duke nisur nga një fakt i thjeshtë sepse ka shumë njerëz që nga padija e zbehin këtë ambicie të mandatit të 4 duke thënë ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës është kot se ne e kemi dhe lëvizim ku të duam por nuk ndalojmë dot ku të duam’, tha ai./K.K