Mbi 150 talente shqiptare, të cilët kanë shndërruar ëndrrat e tyre në biznese funksionale, po prezantojnë sot produktet e tyre inovative.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, mes 150 talenteve janë fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që kanë marrë lajmin e mrekullshëm se janë shpallur fitues dhe do të përfitojnë financim nga thirrja e Startup Grant 2025 për këtë vit.
“Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria. Është bërë një punë shumë e dobishme dhe uroj që ta zgjerojmë edhe më shumë. Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik Durana Tech Park, për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem të favorshëm. Shumë shpejt , besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi godinën në Vlorë, për haitek, që do të funksionojë si park. Kushdo ketë hapësirë apo zhvillojë produkte teknologjikë do të ketë një sistem komplet ndryshe. Uroj që deri atëherë të kemi bërë zhvillime të reja. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama./ S,M