U bëre komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edison Ypi

U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur)

U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë.

U bëre komunist sepse gjyshi, xhaxhai, babi, ishin komunista, mami jo.

U bëre komunist sepse u ndjeve i vetmuar.

U bëre komunist sepse ishe besimtar.

U bëre komunist sepse kinemaja, teatri, piktura, leteratura, ta kërkonin të bëheshe.

U bëre komunist sepse ashtu të thanë.

U bëre komunist sepse nuk t’i thanë të gjitha.

U bëre komunist sepse kohë më parë ishe bëre fashist.

U bëre komunist sepse Sejfulla Malëshova ishte njeri i mirë.

U bëre komunist sepse Sali Kulla ishte njeri i keq.

U bëre komunist sepse ishe i pasur, por të dhymysej populli.

U bëre komunist sepse pije verë dhe të pëlqenin ahengjet.

U bëre komunist sepse nuk e besoje Zotin, dhe tu desh një Zot tjetër.

U bëre komunist sepse aq të mahnisnin puntorët sa tu tek të bëheshe njëri prej tyre.

U bëre komunist sepse të lodhte puna.

U bëre komunist sepse të duhej rritje rroge.

U bëre komunist sepse tu duk se me sot me nesër revolucioni do shpërthente.

U bëre komunist sepse borgjezia, proletariati, lufta e klasave…që i hëngërt mortja të gjitha.

U bëre komunist për ta torturuar babain.

U bëre komunist duke parë Syri tv.

U bëre komunist sepse tu tek të shtetëzoje gjithçka.

U bëre komunist sepse Materializmi Dialektik tu duk si Ungjilli sipas Leninit.

U bëre komunist sepse të doli në ëndërr se puntorët do të besonin.

U bëre komunist sepse s’të zuri syri asgjë më të mirë rretherrotull.

U bëre komunist sepse më keq se ne është vetëm Uganda.

U bëre komunist sepse nuk munde ta durosh më gjatë Partinë Demokratike plot me mafioza dhe bastarda.

U bëre komunist sepse piramidat, Gërdeci, katër të vrarët në bulevard, e të tjera e të tjera.

Lexo edhe :  Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

U bëre komunist sepse të erdhi në majë të hundës nga kjo gjë e shpifur që e quajnë Demokraci.

U bëre komunist sepse ëndërrove një liri të ndryshme nga ajo amerikane.

Të fundit

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së...

Qumështi i gjirit redukton vonesat në zhvillim

Qumështi i gjirit redukton risqet e lidhura me vonesat në zhvillim. Sipas studimit të fundit mbi të mirat që ka, rezulton se mbron nga...

“Po vjen sherifi…”/ Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar për fushatën e opoitës shqiptare. “Jam...

‘Basti’ i Tedi Blushit: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, do të...

‘Deputeti u hoq nga lista! Rama ironizon Balliun dhe e paralajmëron me bufin e kënetës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së,...

Lajme të tjera

Web TV