‘Basti’ i Tedi Blushit: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Komentet Blushi i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se Meta është simbol i qëndresës, i listave të hapura dhe i kauzave të mëdha.

Kujtojmë se në 11 maj Meta garon nën siglën e Partisë Demokratike në lista të hapura në qarkun e Tiranës.

“Meta është tanimë simboli i listave të hapura, simboli i qëndresës dhe simboli i misionarit për kauzat e mëdha. Të mos harrojmë se në vitin 2008 Ilir Meta hyri në grevë urie për këto ndryshime kushtetuese që bunkerizuan listat.

Meta zgjodhi që në 11 maj të kandidonte në lista të hapura në qarkun e Tiranës dhe në 11 maj ai do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Meta nuk ndodhet në kushte normale për shkak të izolimit ekstrem dhe mundësisë së kufizuar për të komunikuar me zyrtarë të Partisë së Lirisë. Javën e kaluar ma refuzuan edhe mua të drejtën e takimit me Metën pa arsye”, tha Blushi./    S.M

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV