Kenia njeh zyrtarisht Kosovën, bëhet shteti i 118 që njeh pavarësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shteti i kontinentit afrikan, Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu ka lajmëruar, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke thënë se Kosova shkruan histori.

Kenia bëhet shteti i 118 që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Shteti i fundit që njohu pavarësinë ishte Izraeli në shkurt 2021.

Sot, Kosova shkruan histori!

17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!

Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!

Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.

Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.

Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!

Kjo është diplomaci me rezultat. Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare!

I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore.

Dua te shpreh falenderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore./k.k

Të fundit

Parametra ekonomike europiane/ Rama: Papunësia do ulet në nivelin 6 për qind

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka prezantuar shtyllat kryesore  ku...

Çështja e portës, Bayern Munich gjen “pasardhësin” e Neuer

Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri për të ardhmen dhe ka zhvendosur fokusin te Bart Verbruggen. Sipas asaj që raporton...

Alarm për zjarr në aeroportin Gatwick në Londër, evakuohen pasagjerët

Aeroporti Ndërkombëtar Gatwick i Londrës u evakuua pas një alarmi zjarri. Më herët këtë mëngjes, në rrjetet sociale filluan të postohen komente nga udhëtarët që...

Berisha sulmon BE-në/ Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri!

Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ‘Fuqia e Grave në...

Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

Pas 2 vitesh nga ndarja me Ledri Vulën, kemi të reja nga jeta sentimentale e Sara Hoxhës. Sipas “Panorama”, Sara ka nisur të shoqërohet me...

Lajme të tjera

Web TV