“Lufta e tarifave” të Trump mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet! Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare, një politikë e Donald Trump, mund të sjellin pasoja negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.

“Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko.

Por edhe nëse konfliktet nuk do të përshkallëzojnë, në muajt në vijim çmimet në Shqipërinë do të rriten me ritme më të shpejta se sa në fillim-vit.

“Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm”, shton Sejko.

Me gjithë “retorikën e konflikteve dhe inflacionin në rritje”, Banka e Shqipërisë vlerëson se kushtet nuk janë pjekur për të zbutur më tej politikën monetare. Norma bazë e interesit për lekun do të mbesë 2.75 për qind, të paktën edhe për një muaj.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste”, tha Sejko.

Lexo edhe :  Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Ish-kryeministri viziton kampin e Gjadrit

Banka e Shqipërisë parashikon se këtë vit ekonomia e vendit do të përjetojë një mjedis pozitiv rritjeje, me inflacion të ulët, sektor bankar të shëndetshëm./k.k

Të fundit

“Do jemi surpriza e 11 majit”- Djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për...

Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video nga...

Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore

Problemet e mëdha të shkaktuara nga vendimi i Donald Trump për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pasqyrohen në një memo të...

Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht...

Nesër Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë do e falin namazin në Sheshin Skënderbej

Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një festë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV