NATO paralajmëron Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese” nëse sulmon Poloninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë të mërkurën me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës, transmeton agjencia “AP”.

Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqendër të Polonisë, Varshavë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, kanë shprehur shqetësime se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtati Rusisë. Frikësohen se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rindërtojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.

 

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.

“Nëse dikush do të bënte keqllogari dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Vladimirovich Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte./k.k

Të fundit

Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan,...

U zbulua nga “SKY ECC”/ Arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, trafikonte kokainë!

Politikani 27-vjeçar shqiptar, Amarildo Vllazeria, ka rënë në prangat e policisë belge pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky...

Rama i rikthehet turit të diasporës/ Takohet sot me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës. Pasditen e kësaj të shtune, ai do të mbajë një...

Parametra ekonomike europiane/ Rama: Papunësia do ulet në nivelin 6 për qind

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka prezantuar shtyllat kryesore  ku do bazohet rritja ekonomike në...

Çështja e portës, Bayern Munich gjen “pasardhësin” e Neuer

Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri për të ardhmen dhe ka zhvendosur fokusin te Bart Verbruggen. Sipas asaj që raporton...

Lajme të tjera

Web TV