Prurjet e emigrantëve rekord, kalojnë për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2024, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 1 miliardë eurove.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 1.05 miliardë lekë në 2024-n, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

I gjithe ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në zgjatjen e ciklit të emigracionit. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krujojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valen e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.

Lexo edhe :  Pensionet, eksperti: Mundësi reale që ato të rriten, luftë informalietit e vjedhjes

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e treguesit të remitancave eshtë dhe ekonomia informale. Prurjet e emigrantëve llogariten nga Banka e Shqipërisë si një zë në total që mbulon të hyrat e ndryshme në bilancin e pagesave, që mund të jetë formale apo jo formale dhe si rrjedhojë këtu mund të përfshihet edhe ajo pjesë e parasë informale që hyn nga burime jo të ligjshme e hidhet në ekonomi, si në ndërtim, apo blerje pasurish të paluajtshme në bregdet./ Monitor/    S,M

Të fundit

Fundi po vjen dhe fituesi qenka vendosur? Çfarë pritet të ndodh në prag të 100 ditëve BBV

Në prag të 100 ditëve! Çdo gjë i afrohet fundit… Dhe fundi nuk kursen askënd! Aldo, Gerta apo Jozi, kush lë...

Foto/ Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe. Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e...

Prestigjozia ‘CN Traveller’/ Zbuloni plazhet më të mira në Shqipëri

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen...

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe...

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin...

Lajme të tjera

Web TV