Qëlloi ndaj abuzuesit të djalit të tij, dënohet me 5 vite burg legjenda e UFC-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cain Velasquez, ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, është dënuar me pesë vjet burg për një incident me të shtëna që ndodhi në vitin 2022. 42-vjeçari e pranoi vendimin pa u deklaruar fajtor ose i pafajshëm, një opsion ligjor i njohur si “pa kontest” që i lejon atij të shmangë pranimin e fajit.

Velasquez arrin të shmangë një dënim shumë herë më të rëndë që mund të shkonte deri në 40 vite. Ishkampioni i UFC-së u arrestua në mars 2022, pasi dyshohet se u përpoq të vriste një burrë që ai e akuzoi për abuzim seksual me fëmijën e tij.

Sulmi ndodhi në një institucion për kujdesin e fëmijëve të drejtuar nga nëna e tij dhe i dyshuari tashmë kishte një histori krimesh të ngjashme. Gjatë të shtënave, Velasquez nuk arriti të godiste objektivin, pasi plumbi përfundoi në trupin e njerkut të të dyshuarit.

Ai qëlloi nga makina e tij drejt një automjeti tjetër, ku ndodheshin tre persona, përfshirë edhe objektivin. Ndaj Velasquez ishin ngritur gjithsej dhjetë akuza, duke përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë, të shtëna në një automjet, tre akuza për sulm me armë zjarri, tre të tjera për sulm me armë vdekjeprurëse, si dhe armëmbajtje pa leje me qëllim për të kryer një vepër penale.

Por Velesquez arriti të shmangë një dënim të rëndë, duke marrë 5 vite. Për sa i përket karrierës në UFC, Velasquez ka lënë gjurmë si një prej luftëtarëve më të mirë të peshave të rënda. Bilanci i tij në kategorinë prestigjioze të dueleve në kafaz është prej 14 fitoresh dhe 3 humbjesh./k.k

Të fundit

Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen...

Pse ndodhi tërmeti në Myanmar? Shkaqet natyrore që çuan në katastrofë

Një tërmet i madh në Mianmar të premten ka shkaktuar më shumë se 1600 të vdekur dhe ka çuar në shembjen e strukturave të...

Nostalgjia për sahatin e Vlorës/ Qytetarët kërkojnë rivënien në funksion

Sahati i Vlorës, dikur shërbente si një busull orientimi, një vendtakim apo edhe një sinjal zgjimi. Sot akrepat e saj nuk punojnë më. Edhe pse u...

Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Londër. Në videon që nis me thirrjet...

Fitër Bajrami/ Berisha uron besimtarët: Vitin tjetër festofshim me shpresë të kthyer

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga...

Lajme të tjera

Web TV