Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar paga minimale të jetë 950 euro.
Kryeministri iu referua uljes së nivelit të papunësisë, duke theksuar se politika e krijimit të vendeve të punës ka filluar të japë fryte.
Po ashtu, rritja ka pësuar edhe asistenca sociale për të papunët, të cilët do të marrin 540 euro.
Gjithashtu rritje ka pësuar edhe paga për punonjësit e martuar me tre vite eksperiencë.
Ata do të marrin 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të marrin 39.4 euro në ditë.
Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.
Kjo është rritja e 5-të e pagës bazë që nga viti 2019.
Nga këto rritje përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë të rregullt në shtetin helen./k.k