Salloni 125 vjeçar që promovon poezinë shqipe në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA, Francë

 

Salon des poètes de Lyon (Salloni i Poetëve të Lyonit) është Salloni më i njohur dhe më i vjetër në qytetin e Lyonit, qyteti i tretë më i madh në Francë. Nëntorin e kaluar festoi 125 vjetorin e krijimit të tij. Që kur u hap në vitin 1898 e deri më sot, ai ka organizuar me qindra mbrëmje poetike – kulturore – artistike dhe takime të shumta me poetë nga rajoni i Rhône Alpes, por edhe nga Shqipëria dhe nga vende të tjera. Anëtarë të këtij Salloni prestigjioz janë edhe disa poetë të njohur shqiptarë që banojnë në Francë. ku veçohet Ramadan Bozhlani nga Kosova, autor i një romani dhe një vëllimi poetik në frëëngjisht. Ky Sallon prezanton edhe letërsinë shqipe. Në mbrëmjen e fundit poetike që u zhvillua më 20 shkurt 2025 në Societe de Lecture de Lyon (Shoqëria e Leximit të Lyonit), e themeluar në vitin 1862 u lexuan para pjesmarrësve të shumtë poezi nga poetë francezë dhe nga vende të tjera, të botuara në “La lettre”  (Février 2025), organ i këtij salloni. Ndër ta ishte edhe poezia e poetit shqiptar, Mentor Hoxha me titull “Le Grand Monde Des Femmes” (Bota e madhe e grave). Presidente e Salon des Poètes de Lyon është Zonja Maryse Cornet -Carayol dhe zëvendës president Z. Alfred Carayol. Maryse është poete e njohur në Lion dhe në Francë. Ajo ka botuar disa libra me poezi që janë vlerësuar shumë nga kritika dhe nga media në Francë. Nga librat e saj veçohet vëllimi poetik “Ruisselet” (2020), ku ajo i këndon jetës, dashurisë dhe ndarjes, si dhe libri “La trace du temps perdu” (2021).

Për t’u njohur më shumë me veprimtarinë e këtij Salloni me një histori 125 vjeçare, unë realizova një intervistë exclusive me zëvendës presidentin, Z. Alfred Carayol, i njohur me emrin letrar Alfred de Loyarac. Autor i disa romaneve, kritik letrar, aktor, menaxher projekti, inxhinier strukturor, koordinator për sigurinë, mbrojtjen dhe shëndetin e punëtorëve, President i Confluences Francophones (15 vjet), Zëvendës President i Salon des Poètes de Lyon (35 vjet prani në sallon). Disa funksione në LIONS (27 vjet prani, përfshirë 10 si drejtues protokolli) dhe në Amicale des Anciens du Lyon Olympique Universitaire (LOU Rugby, shoqata e ish lojtarëve të Universitetit Olimpik të Lyonit). Alfred Carayol lindi në qytetin e Carcassonne. Në vitin 1958, prindërit e tij u zhvendosën në rrethin e 7-të të qytetit të Lionit ku Alfredi u mor me Rugby dhe letërsi. Nga librat e tij spikat “Mayra ou le bonheur dans la secte”, (Éditeur: Le Lys Bleu Éditions, 2024, 447 pages) dhe “La Chambre” (Autobiographie imaginare). Shkrimet e tij pasqyrojnë angazhimin e tij ndaj Frankofonisë. Ai është nderuar me Çmimin e Madh Ndërkombëtar për Poezinë Frankofone në Caluire-et-Cuire (Rhône).

 

Përshëndetje Z. CARAYOL. Faleminderit shumë që pranuat këtë intervistë për të përditshmen shqiptare “Fjala”. Salon des Poètes de Lyon ka organizuar me qindra aktivitete letrare, kulturore dhe artistike në Lyon përgjatë 125 viteve. Si zëvendës president i këtij Salloni, kë veçoni si aktivitetet më të rëndësishme të tij ?

Pasi u rimartova me Maryse CORNET, poeteshë kryesore, ne kemi fatin dhe nderin të drejtojmë Salon des Poètes de Lyon, një institucion i Lionit i krijuar në vitin 1898 nga një zonjë e madhe e quajtur Jean BACH-SISLEY. Gjatë këtyre viteve janë zhvilluar shumë ngjarje të mëdha për publikun e gjerë në vende emblematike për të promovuar poezinë në shkallën më të lartë, veçanërisht për përvjetorë të ndryshëm që festojnë dekada, si ceremonitë e ndarjes së çmimeve për garat e organizuara nga Salloni, poezi nga poetë teatrorë, deklamacione në vende të ndryshme të qytetit të Lionit gjatë javës së poezisë, etj. Tri aktivitetet kryesore që gjallërojnë Salon des Poètes de Lyon janë: 1. matinée mensuelle në shtëpinë e leximit duke prezantuar një pjesë të parë kulturore, pastaj një skenë të lirë për

Lexo edhe :  Ngjela: Jemi 7.5 milionë shqiptarë në Ballkan

poetët e gërshetuar me një gotë miqësie me verë ose me pije të tjera, 2. organizimi i konkurseve për të gjitha format poetike të hapura për Francën dhe për të gjitha vendet frëngjisht-folëse dhe frankofile dhe 3. Grupi i studimit që bashkon anëtarët që kërkojnë përparim.

Në këtë Sallon marrin pjesë edhe disa shqiptarë të njohur me banim në Francë. Kush janë ata dhe si ju duket krijimtaria e tyre?Këtë vit, poetët e Sallonit iu përgjigjën me shumë kënaqësi dëshirës për t’iu bashkuar sallonit katër letrarë dhe artistë të njohur nga Shqipëria : Dorian Koçi, Mentor Hoxha, Hana Xhihani, Clement Sina dhe Dan Bozhlani nga Kosova. Vepra e këtij të fundit: “Enlevé par les lettres” është bërë objekt kritikash të shkëlqyera. Si përfundim, bashkimi aktual i nisur mes poetëve të Shqipërisë me Francën kënaq Salon des Poètes de Lyon, duke krijuar një mundësi për ta vazhduar këtë hapje pasuruese edhe në disapora të tjera.

Njiheni në nivel kombëtar si një aktivist i zjarrtë frankofon dhe keni dhënë një kontribut të madh si President i Confluences Francophones për 15 vjet. Meqë jemi në Pranverën e Frankofonisë na thoni diçka më shumë për OIF?

Frankofonia nuk është vetëm një çështje gjuhësore. Është gjithashtu një projekt politik dhe kulturor. OIF (Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë) mbron të drejtat e njeriut, demokracinë, arsimin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve. Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë festohet më 20 mars në vendet anëtare të OIF, e cila bashkon më shumë se 88 shtete dhe qeveri në pesë kontinente. Më lejoni t’ju kujtoj rëndësinë e ruajtjes së kontributit të gjuhës frënge përmes kësaj dite.

 

Përse u zgjodh data 20 Mars? 

Kjo datë u zgjodh në kujtim të krijimit më 20 mars 1970 të Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në Niamey, Niger. Kjo organizatë më vonë u bë OIF. Kjo ditë nderon Gjuhën frënge (e folur afërsisht nga 320 milionë njerëz në mbarë botën), diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendeve frëngjishtfolëse dhe vlerat e solidaritetit, paqes dhe dialogut ndërmjet njerëzve në mbarë botën.

 

Ç’farë aktivitetesh zhvillohen në ditën ndërkombëtare të Frakofonisë? 

Organizohen konkurse leximi dhe poezie në frëngjisht, shfaqje, koncerte, konferenca dhe debate mbi vendet frëngjishtfolëse, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi çështjet sociale. Shijohen specialitete të kuzhinës nga vendet frëngjishtfolëse, shfaqen filma në gjuhën frënge etj. Pas thirrjes sime kur kryesova shoqatën e mbështetur nga Anne-Marie Comparini, Presidente e rajonit Rhône-Alpes, Confluences Francophones, shoqatat federale rajonale që përfaqësojnë vendet frëngjisht-folëse, dhe me iniciativën e Christian Philip, përfaqësues personal i Presidentit të Republikës për Frankofoninë, u përurua Shtëpia e parë e Frankofonisë në Lyon më 19 mars 2008 nga Abdou Diouf, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Ky inaugurim u bë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila festohet çdo vit më 20 mars. Qëllimi i saj është të promovojë komunitetet frëngjisht-folëse në rajonin Rhône-Alpes, të inkurajojë takimet midis shoqatave frëngjisht-folëse dhe të ndihmojë në organizimin e ngjarjeve dhe shfaqjeve me temën e komuniteteve frëngjishtfolëse. Kjo strukturë është e para në një rrjet që duhet të mbulojë gradualisht të gjitha qytetet kryesore franceze, me stafeta në vendet mike frëngjisht-folëse dhe frankofile. Rroftë Frankofonia!

Të fundit

Rama i rikthehet turit të diasporës/ Takohet sot me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës. Pasditen e kësaj të shtune,...

Parametra ekonomike europiane/ Rama: Papunësia do ulet në nivelin 6 për qind

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka prezantuar shtyllat kryesore  ku do bazohet rritja ekonomike në...

Çështja e portës, Bayern Munich gjen “pasardhësin” e Neuer

Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri për të ardhmen dhe ka zhvendosur fokusin te Bart Verbruggen. Sipas asaj që raporton...

Alarm për zjarr në aeroportin Gatwick në Londër, evakuohen pasagjerët

Aeroporti Ndërkombëtar Gatwick i Londrës u evakuua pas një alarmi zjarri. Më herët këtë mëngjes, në rrjetet sociale filluan të postohen komente nga udhëtarët që...

Berisha sulmon BE-në/ Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri!

Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ‘Fuqia e Grave në...

Lajme të tjera

Web TV