Altin Dumani pret kryeprokurorin holandez, ambasada zbardh takimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar këtë të enjte me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas. Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Ambasada njofton gjithashtu se nga data 25-28 Mars, Holanda do të zhvillojë një konferencë ku do të marrin pjesë prokurorë nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika perëndimore, ku i ftuar është edhe Dumani.

“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.

Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Skandali me 8 ton mish pule salmonelë/ Reagon ministrja Denaj

Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV