Ç’po ndodh me brezin e ri ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Ç’po ndodh  sot me brezin e ri ? Sapo del nga shtëpia, e para gjë që sheh janë veprimet , deformime, sjelljet anormale, të djemve dhe vajzave që ikin për shkollë pa libra, duke pirë cigare dhe tymuese elektronike aromatizuese, dhe lloj-lloj  dëmtuesish të tjerë shëndeti. Dita nis me këtë tabllo të zymtë,qejfprishur, tek sheh që në mëngjes lokale të mbushura plot djem dhe vajza, shkollarë dhe studentë, tek rrufisin kafenë, alkoolin, cigaren, madje dhe hashashin, dhe një masë e madhe e opinionit publik që rri e vështron. Edukata e tyre është ZERO. Sjellja e tyre është anormale. Formimi i tyre është më pak se gjysmak. Shkollimi i tyre, është katastrofik, thuajse të gjithë janë të fokusuar tek celulari, dhe besoj se, nuk dinë as të shkruajnë e lexojnë. Artikulimi  dhe komunikimi i tyre është “standard”, aq sa të vjen ndot kur i dëgjon. Në shkolla, mësimin e bëjnë kryesisht mësuesit me eksperiencë pune mbi 20 apo 25 vjet. Kjo pasi mësuesit dhe mësueset e reja, “falë mungesës së profesionalizmit të tyre” nuk i bëjnë dot “zap”, adoleshentët e hazdisur. Ç’po ndodh, ku po vemi, ku po  shkojmë me këtë brez të rritur pa kontroll, që nuk mësojnë, nuk shkollohen, që e para gjë që bëjnë në jetë, është blerja e një celulari, pirja e cigares, hashashit, alkoolit, sherret mes tyre apo grupimeve të tjera brënda apo dhe jashtë shkollave. Duhet gjetur fajtori ? Natyrisht fajtori mund të gjendet në familje, në klasa, në stafin e mësuesve, në grupim e shokëve dhe shoqeve që ata kanë. Edukimi i tyre nuk bëhet me fjalime dhe referate. Pse rrimë dhe bëjmë sehir, se si po degradojnë të rinjtë, se si nuk po shkollohen, se si sillen keq me moshatarët e tyre, stolat, zbukurimet  dhe reklamat e rrugëve, se si shkulin pemët dhe shkatarrojnë investimet e bashkive. Pse jemi bërë kaq pasivë ndaj sjelljeve të tyre, mungesës së edukatës tyre ? Sheh dhe dëgjon vajza qysh në 9 -vjeçare, apo dhe gjimnaziste, tek flasin me fjalorin më banal, që do ta kishte zili dhe një mashkull. Stolat e lulishteve dhe parqeve, mbushen sot jo nga pensionistët, por nga djem dhe vajza që rrinë në fb, në rrjete sociale, që thithin tymueset, ngacmohen dhe shahen mes tyre, duke degraduar në shere dhe deri vrasje. Shpesh bëjmë fajtor prindin, shpesh bëjmë fajtor edhe mësuesin në shkolla, apo grupimet shoqerore. Defekti nis nga në fakt nga familja, dhe vazhdon në shkolla. Si mund të menaxhojë një mësues situatën dramatike në klasa apo oborre shkollash, kur në 34 vjet, nga dikasteri Arsimit kanë dalë e ndërruar dhjetra rregullore që zbehin maksimalisht autoritetin, emrin dhe dinjitetin e mësuesit, dhe i japin gjithmonë të drejtë nxënësit të paedukatë dhe huligan ? Mësuesit në shkolla duhet të maten mirë, para se të qortojnë nxënësit në klasa, duhet ti flasin atij madje edhe me “delikatesë”, për të mos i prishur “qejfin dhe humorin”, ndryshe ai ankohet në drejtori, tek “fiksi” apo “stopi”, dhe mësuesi fluturon nga puna. E çfarë arritëm ? Asgjë. Kjo situatë ka vite që vazhdon, por duhet ndryshuar  urgjentisht. Nuk mund të bëjmë sikur nuk  shohim dhe dëgjojmë, fjalorin rrugaçesk të djemve dhe vajzave në korridore  dhe oborre shkollash, lokale, parqe dhe lulishte, dhe të themi “ç’më duhet mua, nuk është fëmija im”. Figura e mësuesit në shkolla është zbehur, dinjiteti i tij është përdhosur, aq sa nxënësit arrijnë deri atje sa grushtohen në klasa, oborre të shkollave dhe stafi shkollës ka frikë të nderhyjë. Sa raste dramatike kemi patur në këto 34 vjet, sa nxënës na janë plagosur dhe  vrarë, dhe mos duhet të mjaftohemi vetëm me mbylljen e tik-tokut vallë ? Jo, duhet nderhyrje urgjente me masa drastike, duke nisur nga një rregullore e re dhe e veçantë, që rikthen autoritetin e mësuesit, drejtuesit, pedagogut. Duhet me urgjencë të sanksionohen masa shtërnguese ndaj nxënësve që shfaqin sjellje huliganiste. Duhet të ndëshkohen ata dhe prindërit e tyre. Boll kemi patur viktima në shkolla. Ka ardhur koha të mos jemi sehirxhinj, por të flasim dhe angazhohemi të gjithë në betejën e madhe për të patur nesër, një rini të edukuar, të  shëndetshme, dhe të aftë për të përballuar sfidat e jetës. Ndryshe kemi humbur të ardhmen e këtij vendi.

Të fundit

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një...

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Lajme të tjera

Web TV