Dash Shehi zbardh prapaskenat: Çfarë kërkoi Basha që të futej në koalicionin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa forca e tij është regjistruar në koalicion me partinë “Djathtas 1912” të deputetit Enkelejd Alibeaj. Shehi tregon se përse Lulzim Basha nuk u bashkua me koalicionin dhe kërkesat që kishte ai.

Dritan Hila: Po Lulzim Basha pse nuk erdhi me ju?

Dash Shehi: Sepse Basha kishte pretendime. Donte ta drejtonte ai koalicionin, sepse sipas tij, ata janë grup më i madh, më të organizuar.

Unë nuk kam qenë kundër. Do ta kisha kapërditë edhe këtë për hir të një bashkimi. Por një lloj grotesku brenda qëndrimit të Bashës e ka.

Po çfarë pretendon Basha? Ka bërë një parti dhe ka vënë një djalë shumë të mirë në krye. E drejta e vet.

Po si po hyn ai në zgjedhje, që ka pretendime që është kryetari i PD-së dhe që do luftojë për vulën deri në Strasburg, që thotë se te partia e re nuk është ai kryetar dhe koalicionin tonë do ta drejtonte djali që vuri ai, por që nuk e njeh kurrkush. Ky është absurd i madh./K.K

Të fundit

“Do e marrësh më qafë siç more Lulin”/Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e...

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Lajme të tjera

Web TV