Edhe pas mbylljes TikTok mund të hapet nga Shqipëria/ Ja sa e sigurtë është ‘VPN’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’ sy”.

Kreu i qeverisë tha se çdo formë tjetër që lejon përdorimin e kësaj platforme është e rrezikshme, pasi të dhënat e përdoruesve mund të përdoren nga keqbërësit, në këtë rast hakerat.

“Procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Dhe mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha Rama.

Por, për ekspertët e IT-së, Erion Demiri, ekspert IT, qeveria nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për të bllokuar një platformë gjigante si TikTok.

“Metoda më normale me të cilën mund të mbyllet një platformë është duke dhënë një sasi të madhe adresash për ISP-të e ndryshme, të cilat kanë për detyrë që të bllokojnë këto adresa. Për momentin, ofruesit e shërbimit të internetit dhe kompanitë telefonike po i bllokojnë manualisht këto adresa”, tha ai.

Sipas Erion Demirit, TikTok-u do të jetë sërish në telefonat e shqiptarëve edhe pa qenë nevoja e një VPN-je.

“Nuk është kjo mënyra që duhet të ishte zgjedhur. Kjo është mënyra më e vështirë dhe njëkohësisht më pak efikase, sepse platformat e mëdha si TikTok-u i ndryshojnë vazhdimisht adresat e tyre. Nëse ne arrijmë një rezultat, ato do ta ndryshojnë shumë shpejt adresën dhe do të kthehet në një lojë si macja me miun.”, shtoi eksperti.

Ashtu siç tha kreu i qeverisë, ka forma të tjera për të bllokuar TikTok-un. Por, ne kemi naviguar në TikTok. VPN është një sasi protokollesh dhe teknikash ku një pajisje, qoftë telefon apo kompjuter, lidhet me një server jashtë Shqipërisë.

Lexo edhe :  Transformimi i Parkut Metalurgjik në Elbasan, Rama: Epiqendër inovacioni e zhvillimi

“Shkarkojmë një VPN falas, ku me anë të një adrese emaili mund të krijojmë një llogari dhe, pasi ta krijojmë këtë, do të na kërkohet të instalojmë aplikacionin përkatës. Na jepet mundësia që të zgjedhim nga cili vend të dukemi sikur jemi, në këtë rast, Amsterdam. Dhe normalisht, nuk kemi më këto kufizime që na janë vendosur nga ISP-të shqiptare”, tha eksperti.

Dhe kështu, jemi sërish në TikTok pa ndryshuar adresën dhe pa paguar asgjë./   S,M

Të fundit

Berisha: Ja pse nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur sërish shqetësimin për çmimin e lartë të karburanteve në Shqipëri, duke e krahasuar atë...

Forbes publikon listën e miliarderëve të botës për vitin 2025, ja kush kryeson

Lista e re e njerëzve më të pasur nga Forbes për vitin 2025 regjistron 3,028 miliarderë, numri më i madh në 39 vitet e...

“Një ndeshje midis miut dhe elefantit”, Çupi për programin ekonomik të PD:Një shpifje

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi komentoi programin ekonomik të PD të cilën e cilësoi si të vjedhur nga tjerë. Çupi u shpreh...

Pse Berisha është bërë nostalgjik për ata që i ka përjashtuar vetë nga PD?

Nga Mero Baze Ai po bën sikur po vajton sot për ata që, edhe po t’i lutësh, nuk kthehen më në ato gërmadha që ai...

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ-ja krijon zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngritur një zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve për deputetë gjatë fushatës, për shkelje të mundshme...

Lajme të tjera

Web TV