I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë 40-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.

Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike./k.k

Të fundit

“Do e marrësh më qafë siç more Lulin”/Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e...

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Lajme të tjera

Web TV