“Jemi më të fortë se më parë”/ Korreshi: PD ka një mundësi më të madhe fitoreje në 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Saimir Korreshi, kandidat për deputet në listën e mbyllur në Qarkun e Fierit nga Partia Demokratike, foli në Ditarin e Pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.

“Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.

Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.

Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në./   S.M

Të fundit

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Lajme të tjera

Web TV