Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ëshë duke punuar për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor që do të dërgohet në adresën e deklaruar nga emigrantët në PER.
Më tej zbardhen hapat që do të ndiqen për zgjedhësit nga jashtë.
-Zarfi me dokumentacionin zgjedhor do t’ju dorëzohet nga korrieri i operatorit postar. Nëse nuk ju gjen në adresën e deklaruar nga ju në PER, korrieri do të bëjë deri në 3 tentativa për të dorëzuar dokumentacionin zgjedhor.
-Dokumentacioni zgjedhor do merret në dorëzim personalisht nga secili zgjedhës, pasi keni treguar tek korrieri një mjet identifikimi tuajin dhe keni firmosur për marrjen e tij.
-Për datën e nisjes së dërgimit të zarfave me dokumentacionin zgjedhor do të njoftoheni nëpërmjet kanaleve të komunikimit të KQZ.
-Për mënyrën se si duhet të plotësoni korrekt fletën e votimit dhe dërgoni mbrapsht atë do të udhëzoheni nëpërmjet udhëzuesit që do t’ju vijë bashkë me zarfin me fletën e votimit.
-Posta e kthimit për në KQZ është e paguar. Zarfin i kthimit mbrapsht do t’ju vijë gjithashtu bashkë me zarfin me fletën e votimit./ S,M