Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg
Ndersa ju drejtua me ane te nje video-mesazhi delegateve te Kongresit te Pushtetit Lokal e Rajonal, Marta Kos Komisionerja Europiane per Zgjerimin nuk la pa permendur rendesine e pushtetit vendor sidomos per vendet kandidate per anetaresim ne Bashkimin Europian. Ka te ngjare , u shpreh Komisionerja ,te hapen negociatat kete pranvere me Ukrainen, Moldavine, Bosnje-Hercegovinen dhe Gjeorgjine ne listen e kandidateve per anetaresim per te cilat po aplikohen kushte lehtesuese, per vendet e Ballkanit Perendimor eshte miratuar plani i rritjes dhe teknikisht eshte e mundur qe te perdundojne negociatat me Malin e zi dhe Shqiperine brenda ketij mandati. Cdo vend ka kontekstin e vet te anetaresimit ndaj dhe ndihma ndryshon nga njeri vend ne tjetrin. Duke vleresuar rolin e Keshillit te Europes ne te gjithe procesin e zgjerimit, guri i themelit do te mbeten vlerat themelore dhe institucionet demokratike, mbeshtetje jetike per kandidatet ka qene vecanerisht Komisioni i Venecias, Greco dhe Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut. Nderkohe qe eshte reflektuar mbi rolin e rajoneve si vendimar ne procesin e anetaresimit. Shkenbimi i ideve eshte koha me e mire dhe duhet t’i shkembejme me njeri tjetrin si dhe historite e suksesit se si anetaresimi i ka transformuar komunitetet. Rendesi dhe prioritet do t’i jepet bashkepunimit shumevjecar ndermjet kryetareve te komunave , zyrtareve lokale dhe rajonal. Lideret lokale dhe rajonal luajne nje rol tr rendesishem ne procesin e zgjerimit rreth 70 perqind e legjislacionit te BE-se duhet te zbatohet nga pushteti lokal. Duhet te sigurohen standarte ne fusha te tilla si decentralizimi i administrates publike. administrata publike. Ne Kongres kishte delegacin te ftuar nga Shqiperia si dhe nje perfaqesuese e te rinjve e zgjedhur nga juria e Kongresit Maylinda Bajrami e cila mbajti dhe nje fjale te shkurter ne lidhje me kete tematiken.Nje vajze e re qe premton shume dhe aftesi bashkepunimi.
Marta Kos premtoi qe brenda pese vitesh do te vij t’ju takoj ne vendet tuaja per te pare historite e suksesit. Instrumentat e asistencen para aderimit bejne qe vendet qe aspirojne BE-ne te perballojne me lehte sfidat e anetaresimit.