Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse ndodhet pas hekurave me akuza nga SPAK për korrupsion, është i bindur se mund të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për Opinion në Tv Klan, ku Meta u është përgjigjur pyetjeve me shkrim, shprehet se  u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale.

“Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë kërkesë e Kryesisë e Partisë së Lirisë, por edhe sugjerimi i drejtuesve të PD-së. Për të  qenë në listë të mbyllur duke patur në konsideratë izolimin tim ekstrem dhe pamundësinë për të bërë fushatë në kushte të barabarta apo të pranueshme. Por unë nuk mund të pranojë kurrsesi e për çdo arsye se në vitin 2008 kam bërë grevë urie në parlament bashkë me disa kolegë të tjerë kundër ndryshimeve kushtetuese,  të cilat sollën edhe listat e mbyllura të kryetarëve që e kanë dobësuar kaq shumë parlamentarizmin, llogaridhënie dhe përfaqësimin e qytetarqëve. Ky është gjithashtu një rast i mrekullueshëm për të arritur një rekord të ri, të panjohur, për t’u zgjedhur deputetë nga qelia numër 5. Unë e di pavarësisht nga vështirësia për të bërë fushatë, rezultati do të jetë përtej çdo parashikimi optimist”, tha Meta./K.K

Të fundit

FOTOT/ Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit shkatërrues në Myanmar

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644. Sipas vlerësimeve fillestare...

Vendi më i izoluar në Tokë

Në një cep të largët të Oqeanit Paqësor ndodhet Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë, aq sa shpesh astronautët në Stacionin Ndërkombëtar...

Qeveria u “futet turistëve në shtrat”, si referenca po çorodit turizmin

Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të vitit. Në prill-tetor, kjo referencë do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ 6500 forca policore në gadishmëri për mbarëvajtjen e procesit

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit do të angazhohen 6500 forca policore, të cilat po trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rolin...

Parashikimi i frikshëm! Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar mund të kalojë 10 mijë

Ekspertët thonë se numri i njerëzve të vrarë në Mianmar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 të së premtes mund të arrijë në...

Lajme të tjera

Web TV