Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia – Moment i rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tiranë, 27 Mars 2025

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për vizionin largpamës të autoriteteve Kenias.

Ky është një përparim i rëndësishëm diplomatik, që i jep fund një periudhe katërvjeçare pa njohje të reja dhe që duhet t’i shërbejë rivitalizimit të përpjekjeve të diplomacisë e politikës së Kosovës, Shqipërisë, shteteve mike, si dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në shtimin e njohjeve të Kosovës dhe forcimit të pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare.

Njohja nga Kenia e Kosovës së pavarur e sovrane është një dëshmi e zbatimit korrekt të ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe e një realiteti tashmë të pakthyeshëm, që po i shërben paqes, stabilitetit e prosperitetit në të gjithë rajonin e më gjërë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon rëndësinë e kësaj njohjeje edhe për faktin se Republika e Kenias është një prej shteteve më të konsoliduara ekonomikisht dhe jo vetëm, të kontinentit të madh Afrikan, anëtare e shumë Organizatave Ndërkombëtare, si dhe një prej aleateve më të rëndësishëm, ndër vendet jo anëtare të NATO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jemi besim plotë se kjo arritje do të nxisë hapa të tjerë në procesin e konsolidimit të mëtejshëm diplomatik të Kosovës.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje. Në veçanti, falenderojmë përzemërsisht ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për përkushtimin e tij të palëkundur dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sigurimin e kësaj njohjeje. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës po jep rezultate konkrete./k.k

Të fundit

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Skandali me 8 ton mish pule salmonelë/ Reagon ministrja Denaj

Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur...

Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

Sot shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë përpara, duke kaluar nga ora...

Lajme të tjera

Web TV