“Paratë shkuan dëm”, ish-kryeministri Renzi: Çfarë do të ndodhë me kampin e Gjadrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri dhe Senatori italian Matteo Renzi vizitoi kampin e Gjadrit për të parë nga afër qendrën e emigrantëve. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Matteo Renzi tha se ky kamp nuk mund ta përmbush funksionin e tij, ndaj sipas Renzit më e mira është të shfrytëzohet për diçka tjetër.

Ai tha se janë shpenzuar një miliardë euro për ndërtimin e këtij kampi “gjithë këto para të shkuara dëm, nuk i shërbejnë Shqipërisë, nuk i shërbejnë Italisë, para të hedhura kot”, tha ai.

Renzi tha se një ide do të ishte ajo e shndërrimit të kampit në një burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin e tyre në Itali, pra një burg nën juridiksionin e Italisë brenda Shqipërisë.

“Për momentin, janë nën juridiksionin italian dhe janë tri gjëra të ndryshme. Ka një burg, me një kapacitet prej njëzet vendesh, ka një qendër emigrantësh, me një kapacitet prej njëqind e dyzet vendesh, dhe pastaj është edhe qendra e famshme novatore e marrëveshjes ndërmjet Melonit dhe Ramës, me një kapacitet prej rreth gjashtëqind vendesh. Kështu nuk funksionojnë, nuk janë në gjendje të funksionojnë. Atëherë, ose mund t’i shndërrojmë të gjitha këto në një burg të madh italian, në Shqipëri. Me të burgosur shqiptarë, sepse ne kemi ca të burgosur shqiptarë dhe burgjet në Itali nuk janë kaq të bukura sa ky burgu këtu, sepse ky është më i ri”, tha ish-kryeministri.

Matteo Renzi tha se gjithashtu ka edhe një hipotezë të dytë që mund të jetë një marrëveshje mes dy shteteve që këto burgje të kalojnë nën administrimin e Shqipërisë.

“Hipoteza e dytë është një marrëveshje shtet me shtet, domethënë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim që këto burgje të kalojnë nën juridiksionin shqiptar. Dhe kjo është një hipotezë tjetër. Por, deri më sot, e vërteta është se emigracioni nuk luftohet me propagandë”, tha ai./   S,M

Të fundit

“I duket vetja i bukur”- Rama ironizon Berishën:Bufin tonë e kemi peshqesh nga diktatura

Në takimin me shqiptarët e Athinës në Greqi, kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Edi Rama: E...

Rama: Në momentin që do anëtarësohemi në BE, pasaporta kuqezi do jetë njësoj me greken

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim me shqiptarët e Greqisë në Athinë. Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se...

“Do të ketë bombardime nëse nuk arrihet marrëveshje” – Donald Trump kërcënon Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe tarifa të reja ekonomike nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin...

Pensionet, Rama me shqiptarët në Athinë: Pasaporta e BE zgjidh ngërçin

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Athinë foli edhe për marrëveshjen me pensionet. Kryeministri u shpreh se me pasaportën shqiptare të...

I dënuar për grabitje, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë. I riu shqiptar, i dënuar...

Lajme të tjera

Web TV