Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin. Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.
“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës. Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, u shpreh Berisha./ S,M